Na ndiqni edhe në

Shëndet

Diabeti i fshehtë, si të shpëtoni nga rreziku!

Diabeti i fshehtë, si të shpëtoni nga rreziku!

Mjeku Florian Toti ka treguar për Dritare.net se çfarë lloj ekzaminimesh duhet të kryejmë për të kuptuar nëse jemi të prekur nga diabeti ose jo.

Mjeku tregoi se për fat të mirë tashmë qytetarët janë më të ndërgjegjësuar mbi riskun e kësaj sëmundje dhe kanë filluar të tregojnë më shumë kujdes mbi shëndetin e tyre, duke kryer qoftë edhe ekzaminime të thjeshta për të kuptuar nëse janë të prekur nga diabeti.

Ekzaminimi më efikas tha mjeku është marrja e gjakut dhe matja e glicemisë në laborator për të kuptuar nëse vlera është brenda normave ose jo. Por në pamundësi për të kryer këtë, matja mund të bëhet edhe përmes aparateve të glicemisë por rezultati nuk është i besueshëm aq sa ai që kryet në laborator.

“Njerëzit janë më të ndërgjegjësuar për të bërë ekzaminime, kanë më shumë kujdes për peshën dhe shëndetin e tyre. Mënyra standarde është marrja e gjakut dhe matja e glicemisë në laborator. Por për të ulur kostot, është përmes aparateve aparateve të glicemisë, por në këtë rast nuk është gjaku venoz por kapilar, pasi merret në pjesën e jashtme të gishtit të katërt. Nuk është se ka ndonjë ndryshim të madh por duhet pranuar se aparatet nuk janë më të saktë se matja në laborator. Glicemia normale esëll është nga 70 në 110, dhe ajo pas ushqyerjes dhe e çastit është kur është më pak se 140. Nëse glicemia esëll është më e madhe se 110, futet në grupin e personave që nuk janë me diabet por të predispozuar. Është edhe një ekzaminim tjetër, që është hemoglobinë e glukozuar, që hemoglobina e gjakut e mban mend dhe e nxjerr një mesatare të glicemive të tre muajve të fundit. Personat pa diabet e kanë hemoglobinën e glukozuar më të ulët, më pak se 5.5% ndërsa personat që e kanë mbi 6.5 kanë shumë mundësi të jenë me diabet”, tha mjeku./M.K-dritare.net