Na ndiqni edhe në

Shëndet

A ju ndihmon uji i ngrohtë me limon për të rënë në peshë? Çfarë thotë studimi

A ju ndihmon uji i ngrohtë me limon për të rënë në

Në rrjetet sociale, veçanërisht në Tik Tok, ka shumë video në të cilat influencues pak a shumë të famshëm filmohen teksa pinë ujë të ngrohtë me lëng limoni, duke renditur një sërë përfitimesh të kësaj pije. Sipas tyre, mjafton vetëm një javë konsumim i përditshëm i ujit të nxehtë me limon që të digjni më shumë kalori, të jeni më të hidratuar, të eliminoni më shumë toksinat dhe të forconi sistemin imunitar. Gjithashtu premton tretje më të mirë, më pak fryrje, lëkurë më të lëmuar, më shumë energji dhe përqendrim. Por a ndodh vërtet kështu? Përfitimi kryesor ushqyes i ujit të ngrohtë me limon është se ai ndihmon në ruajtjen e hidratimit të mirë. Kjo është e dobishme në mëngjes, kur trupi është i privuar nga lëngjet gjatë gjithë natës.

“Hidratimi”, shpjegon nutricionisti Nicola Sorrentino, drejtor shkencor i Akademisë së Ushqimit IULM në Milano, "është thelbësor për rregullimin e temperaturës së trupit, lubrifikimin dhe mbrojtjen e kyçeve dhe eliminimin e toksinave përmes proceseve të tilla si djersitja dhe urinimi. Por a mund të mjaftojë vërtet një gotë ujë i ngrohtë me limon për të humbur peshë? “Nëse pihet ujë i nxehtë me limon në vend të një pije me kalori më të lartë, siç është një kafe me sheqer, atëherë mund të ndihmojë në humbjen e peshës, por në realitet nuk ka asnjë provë të fortë shkencore që të tregojë se uji i nxehtë me limon ka ndonjë efekt të drejtpërdrejtë në humbje peshe ose metabolizëm”, përgjigjet Sorrentino./K.C/dritare.net