Na ndiqni edhe në

Shëndet

90% e foshnjave të lindura para kohe vuajnë nga disfagia 

90% e foshnjave të lindura para kohe vuajnë nga disfagia 


Miliona bebe lindin para kohe çdo vit. E brishtë, tepër komplekse, në nevojë për një marrëdhënie të veçantë dhe të privilegjuar, nisur nga aspekti nutricional. Nëse nga njëra anë teknologjia dhe progresi shkencor kanë favorizuar mbijetesën e foshnjave të parakohshme, nga ana tjetër janë shtuar problemet e disfagjisë neonatale (sot baraz me 90%), pra pamundësia për të kaluar nga ushqimi enteral, me tub nazogastrik, në ushqyerje orale dhe rrjedhimisht, arritja e të ushqyerit të plotë oral, i nevojshëm për shkarkimin e të porsalindurit nga terapia intensive.

Logopedi është thelbësor për të inkurajuar këtë dinamikë, pasi ai është një figurë kyçe për shkak të aftësive të tij të larta në fushën e komunikimit dhe funksioneve orale. “Gjeste të thjeshta, rezultate të shkëlqyera” nuk është vetëm slogani i Ditës Botërore të Bebeve që lindin parakohe, por është edhe angazhimi dhe misioni i neonatologjisë moderne dhe departamenteve të ekselencës në të gjithë botën, të cilat garantojnë mbijetesën e foshnjave që lindin parakohe./K.C/dritare.net