Na ndiqni edhe në

Shëndet

2.2 milionë raste me diabet të tipit 2 në 2020-ën, vetëm nga pijet me sheqer

2.2 milionë raste me diabet të tipit 2 në 2020-ën,

Në vitin 2020, konsumi i pijeve të ëmbla me sheqer shkaktoi rreth 2.2 milionë raste të reja të diabetit të tipit 2 në mbarë botën, sipas një studimi të ri të botuar në Nature Medicine.

Në studim, studiuesit vlerësuan të dhënat nga 184 vende për të vlerësuar rastet globale të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare që i atribuohen konsumimit të pijeve me sheqer. Përveç rasteve të diabetit të tipit 2, studiuesit vlerësuan se 1.2 milionë raste të reja të sëmundjeve kardiovaskulare u shkaktuan nga pirja e pijeve të tilla.

Studimi pa se si rastet ndryshonin në demografi të ndryshme. Mesatarisht globalisht, incidenca e konsumimit së pijeve të ëmbla me sheqer ishte më e lartë te meshkujt sesa te femrat, si dhe te të rriturit, ata me arsim të lartë dhe tek ata në zonat urbane.

Incidenca e sëmundjes ndryshonte në rajone të botës. Numri më i lartë i sëmundjeve u regjistrua në Amerikën Latine, Karaibe dhe Afrikën Sub-Sahariane. Në Afrikën Sub-Sahariane, pijet me sheqer ishin një faktor në rreth 21 përqind të të gjitha rasteve të reja të diabetit në vitin 2020; në Amerikën Latine dhe Karaibe, "kontribuuan në gati 24% të rasteve të reja të diabetit dhe më shumë se 11% të rasteve të reja të sëmundjeve kardiovaskulare", thuhet në studim./K.C/dritare.net