Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SHBA po evakuon amerikanët që ndodhen në karantinë, në anijen japoneze

SHBA po evakuon amerikanët që ndodhen në karantinë, në
Qeveria amerikane po përgatitet për të evakuuar amerikanët të cilën ndodhen në karantinë, në anijen e lundrimit në Japoni. Ata ndodhen në anije që prej javës së kaluar për shkak shumë persona kanë rezultuar të infektuar nga koronavirusi.

Ambasada Amerikane në Tokio, sot dërgoi një e-mail se amerikanët në bordin e anijes Diamond Princess, do të evakuohen sipas një plani të detajuar, të dielën.

Mbi 3600 njerëz, përfshirë 428 amerikanë, kanë ngecur në anije që nga data 4 shkurt.

Po ashtu, në mesin e 219 të infektuarve janë 24 amerikanë./E.B-dritare.net

[caption id="attachment_670774" align="alignnone" width="600"] The quarantined Diamond Princess cruise ship has 65 new cases of coronavirus, Japanese officials announced Monday. Here, passengers with ocean-facing rooms stand on their balconies as the ship sits  at the Daikoku Pier Cruise Terminal in Yokohama, Japan.[/caption]