Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Serbët nuk ndalen, mijëra persona në sheshe kundër Vuçiç

Serbët nuk ndalen, mijëra persona në sheshe kundër
Mijëra persona kanë protestuar rrugëve të Beogradit, kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe Partisë së tij Përparimtare, dukë kërkuar liri për mediet dhe që t’u jepet fund sulmeve ndaj gazetarëve dhe opozitës.

Pavarësisht të ftohtit ekstrem, protestuesit nuk janë ndalur, por kanë vijuar protestat e nisura pra Vitit të Ri.

“Hajdut” është sllogani kryesor që mbajnë protestuesit, kundër Vuçiç.

Gjatë protestave me sloganin "një nga pesë milionë", që filluan në dhjetor me moton “stop këmishëve të përgjakura”, pjesëmarrësit fishkëllenin dhe mbanin parulla në të cilat pos tjerash presidenti serb quhej “hajdut”.

Protestuesit kërkojnë më shumë mbulim të grupeve opozitare nga televizionin publik si dhe hetime të thella të sulmeve ndaj gazetarëve dhe politikanëve të opozitës./ I.M-Dritare.net