
Selena Gomez nuk flet më me shoqen e ngushtë që i dhuroi veshkën, ja pse!
Dritare.net

Një burim tha se, aktorja ishte e zemëruar me zgjedhjet jo të pashëndetshme të Selenës pas transplantimit, informon dritare.net. Një tjetër burim pranë këngëtares tha se, Selena ndihej e lodhur pasi është në borxh me shoqen që i dhuroi veshkën dhe i shpëtoi jetën.
"E vërteta është se, Selena ishte e lodhur duke u ndjerë borxhlie, sepse Francia i dhuroi asaj një veshkë. Kjo ishte zgjedhja e Francias, Selena nuk e vodhi veshkën prej saj.",- tha burimi.
Menjëherë pas transplantimit Selena filloi të pijë alkool, dhe kjo e ka mërzitur shumë Francian. "Nuk është se e ka pirë herë pas herë apo çdo dite dhe ajo nuk përdor drogë. Ajo po e shijon jetën ashtu siç dëshiron ajo.",- tha më tej burimi.
Siç duket tani, Selenës nuk i intereson se çfarë mendon ish-shoqja e saj./K.C/dritare.net

















