
Selena Gomez e thotë vetë, ajo do të martohet me aktorin 68-vjeçar
E Enjte 23 Maj 2019, 10:10
Dritare.net

Pas debutimit të saj në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, ajo u shfaq në krah të aktorit të filmit “The Dead Do not Die”, ku ishte protagoniste, foton bashkë e postoi në Instagram.
Poshtë fotos ajo shkruante: “Hera ime e parë në Kanë. Jam shumë e nderuar që isha pjesë e këtij filmi me Jim dhe të gjithë aktorët e tjetër. Meqë ra fjala, unë dhe Bill Murray do të martohemi bashkë”.
Ky postim i ka shokuar të gjithë. Fotoja e saj u mbush plot me komente të tipit “Është shaka apo e vërtetë?”, por asnjë përgjigje nga Selena nuk e kanë marrë./R.B-dritare.net

















