Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Sara Kapo: Ju tregoj çfarë ndodhi në Top Show!

Sara Kapo: Ju tregoj çfarë ndodhi në Top Show!

E ftuar në emisionin "Oktapod" Sara Kapo ka folur për eksperiencën e saj si opinioniste në “Top Show Magazine”.

Sara dhe Valer Kolnikaj, për disa javë qëndruan në karriget e opinionistëve, për t'u zëvendësuar më vonë nga Albana Osmani dhe Ervin Kurti.

Ka pasur shumë pikëpyetje pse dy opinionistët u larguan kaq shpejtë dhe mbrëmë Sara tregoi arsyen, duke u shprehur se problemi ishte ajo vetë.

“Ika me lezet. Nuk funksionoi. Me sa duket, nuk bëja unë. Unë nuk e kam dashur ndonjëherë televizionin dhe nuk kam qejf ta bëj. Ishte një periudhë e mirë e imja që mund të kisha bërë shumë gjëra sesa të kisha shkuar te Top-i”.

Sara rrëfen gjithashtu se në fillim drejtuesit e Top Show i kishin kërkuar të jepte mendimin e saj, por rrugës iu kërkua të ngacmonte, gjë që nuk e bën dot:

“Aty nuk më trajnoi njeri. Edhe fakti që unë nuk di të bëj ngacmime të tipit: “Hë mo se s’je lidhur ti?!”; “Unë e kam gjoksin më të madh se ty”. Shkëputja ishte ashtu siç ndodh kur je në një marrëdhënie që nuk di si ta lësh tjetrin dhe e bën veten për t’u lënë. Doja të mbaja marrëdhënie të mira me ta se janë sjellë mirë. S’e bëja mirë atë punë. Më bëhet qejfi për Albanën dhe Ervinin, por më vjen keq për Valerin. I kam kërkuar 100 herë falje. Në fillim më thanë se do të jepja mendimin tim aty, pastaj rrugës u ngatërrua e m’u tha që duhej të ngacmoja, gjë që s’e bëj dot”,- ka përfunduar Sara./dritare.net