Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Salianji publikon përgjimet e reja mes Fredi Alizotit dhe drejtorit të policisë

Salianji publikon përgjimet e reja mes Fredi Alizotit dhe drejtorit të
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar të tjera përgjime mes Fredi Alizotit dhe Drejtorit të policisë së Fierit Albert Nushi.

Sipas Salianjit, Alizoti u pagua për të thënë që ishte aktori që ka bërë zërin e Geron (Agron) Xhafës në audio-përgjimin e publikuar nga PD, ku përmendej vëllai i Fatmir Xhafajt.

Përgjimi i zbardhur:

Albert Nushi (drejtor Policie): Fredi…

Fredi Alizoti: Përshëndetje, ça bën o? Po ku je o? Unë në kryeqytet…

Albert Nushi: Kryeqytet ë??

Fredi Alizoti: Eee A dëgjon? Thuaji çik atij shefit të madh, unë jam ku më le atë natë, ta takoja cik sonte.

Albert Nushi (drejtor Policie): Ca do?

Fredi Alizoti: Ta takoja cik atë shefin tënd

Albert Nushi: Po ku je o?

Fredi Alizoti: Ku më le atë natë thash o burr, në kryeqytet… E atje, këtu jam.

Albert Nushi: Po shiko mua, nesër në orën 9… Po çne ti, ike direkt?

Fredi Alizoti: O lla unë nuk kam më kthim mbrapa, ato që janë bërë janë bërë. Nuk ka më kthim mbrapa

Albert Nushi: Po, pooo

Fredi Alizoti: Merre cik shefin dhe jam këtu lart, e ke parasysh dua ta takoj se s’bën sonte. Sonte se s’bën, gjallë a vdekur./ I.M-Dritare.net