Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kërkesa e qeverisë për çështjen “Balluku”/ Ja kur mblidhet Gjykata Kushtetuese!

Kërkesa e qeverisë për çështjen

Më datë 4 dhjetor pritet të zhvillohet mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e paraqitur nga qeveria për çështjen që lidhet me zv.kryeministren Belinda Balluku.

Të enjten pritet të merret vendimi nëse kjo kërkesë do të pranohet apo jo. Në varësi të kësaj vendimmarrjeje, do të përcaktohet edhe qëndrimi lidhur me masën e pezullimit të dhënë nga GJKKO, nëse ajo do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi apo do të rrëzohet./K.C/dritare.net