Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel!

Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel!

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka ankimuar në Apel vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Balluku është marrë e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, ndërsa është nën hetim për shkeljet me tenderin me vlerë 20 mln euro për lotin 4 të Unazës së Madhe.

Përveç Ballukut, masën e sigurisë e ka ankimuar në Apelin e Posaçëm edhe drejtori i KESH Erald Elezi, ndaj të cilit GJKKO ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tenderë dhe masa i është caktuar për dy tenderët me vlerë 210 mln euro.

Ai ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH kur ka qenë tenderi i Llogarasë dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin e Unazës së Madhe./L.F-dritare.net