Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nuk ishte vetëm i imi! Nëna e Shpat Kasapit flet për herë të parë pas humbjes së tij

Nuk ishte vetëm i imi! Nëna e Shpat Kasapit flet për herë

Nëna e këngëtarit Shpat Kasapi ka thyer heshtjen publikisht, duke dhënë një mesazh prekës pas humbjes së tij të parakohshme. Fjalët e saj të ngarkuara me dhimbje dhe dashuri preku thellë të gjithë të pranishmit në eventin përkujtimor.

“Faleminderit që organizuat këtë ngjarje në nder të shpirtit tim, të gjysmës sime, Shpatit,” u shpreh ajo me lot në sy.

Ajo pranoi se i ishte e vështirë të gjente fjalët, pavarësisht se ka ligjëruar për 22 vite. “Ndoshta pyesni pse nuk jam në gjendje të flas… 22 vjet kam folur para të tjerëve, por sot përjetoj një emocion që nuk e kam ndier kurrë. Këtë e dinë vetëm nënat që kanë humbur fëmijën.”

Nëna e artistit u shpreh se dhimbja është e pamasë, por njëkohësisht ndjen krenari për të birin, i cili ishte i dashur për të gjithë. “Jam shumë krenare që solla në jetë një djalë që nuk ka qenë vetëm i imi. E keni dashur të gjithë, dhe kjo më ngushëllon. Ju falënderoj nga zemra.”

Duke kujtuar vitin e fundit të jetës së Shpatit, ajo tregoi se pjesëtarët e familjes kishin vënë re shqetësimin e tij të brendshëm. “Le të prehet në paqe, sepse këtë vit nuk ka qenë i qetë, dhe kjo ishte një parandjenjë për ne. Lus Zotin të më ruajë fëmijët e tjerë, sepse janë dritat e syve të mi. Shpati le të prehet në paqe, në parajsë, në lulen e xhenetit.”/K.C/dritare.net