Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Safet Bajri i dënuar në Belgjikë, i ‘forti’ i Shkodrës do e vuajë dënimin në Shqipëri

Safet Bajri i dënuar në Belgjikë, i ‘forti’ i
Gjykata e Apelit të Shkodrës ka njohur vendimin e drejtësisë belge për Safet Bajri, duke lënë kështu në fuqi dënimin me 8 vite e 9 muaj burg për të fortin e Shkodrës.

Safet bajri është pjesë e grupit “Bajri”, i arrestuar në shtator të vitit 2018 ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg pa afat”, nën akuzën e pjesëmarrjes në grup kriminal.

Shkodrani është dënuar në Belgjikë për shfrytëzim prostitucioni dhe grup të strukturuar kriminal.

Safet Bajri nuk do ekstradohet drejt Belgjikës për të vuajtur dënimin për shkak se Shqipëria dhe Belgjika nuk kanë një marrëveshje, por kanë marrëveshje për njohjen e vendimeve ndaj ai do vuajë dënimin në Shqipëri, ndërkohë që do të hetohet për akuzat që jan ngritur nga akuza shqiptare./ e.k-Dritare.net