Rudina Hajdari: Të zhbëhet marrëveshja e 2008 dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme!
Dritare.net
Përmes një postimi në Twitter, deputetja Rudina Hajdari ka propozuar të zhbëhet marrëveshja e 2008-ës, mes PD-së dhe PS-së, për ndryshimet kushtetuese. Sipas saj zgjidhja e vetme e krizës politike në vend janë zgjedhjet e parakohshme. "Zgjidhja është vetëm 1, brenda Dhjetorit të zhbëhet marrëveshja e 2008, të miratohen rekekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe vetëm më pas të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare e lokale dhe ta ndreqim këtë vend. Boll me kryetarë perandorakë që e kanë shkatërruar demokracinë në këtë vend", shkruan Hajdari./E.B-dritare.net
Zgjidhja është vetëm 1, brenda Dhjetorit të zhbëhet marrëveshja e 2008, të miratohen rek OSBE/ODHIR-it dhe vetëm më pas të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare e lokale dhe ta ndreqim këtë vend. Boll me kryetarë perandorakë që e kanë shkatërruar demokracinë në këtë vend.
— Rudina Hajdari (@rudina_hajdari) October 21, 2019