Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Motra e Bes Kallakut: Ja kur do të jetë dasma e Besit dhe Xhensilës!

Motra e Bes Kallakut: Ja kur do të jetë dasma e Besit dhe
Vetëm pak ditë pasi u mësua se Ana Kallaku, moderatore në Scan Tv, është motra e Bes Kallakut, të gjithë u bënë kureshtarë për të mësuar më shumë rreth saj dhe sidomos edhe marrëdhënies me Xhensilën, e cila këtë vit do të lidhë kurorë me vëllanë e saj.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Oktapod”, Ana ka folur edhe për kunatën e saj, edhe pse kjo fjalë nuk i pëlqen fare: “Unë dhe Xhensila jemi pothuajse moshatare, me një diferencë shumë të vogël…” – thotë ajo duke kujtuar se Xheni ka hyrë shumë herët në familjen e tyre, ndaj edhe Anës i duket sikur është rritur me të: “Xheni është bërë pjesë e familjes sonë pothuajse prej 7-vjetësh. Fakti që kemi dhe të njëjtën moshë me njëra-tjetrën, na i ka bërë gjërat shumë më të lehta, flisnim shumë, komunikonim shumë…”

Si moshatare, Ana dhe Xhensila kanë ndarë edhe shumë kohë bashkë, pa e specifikuar veten si kunata, ato kanë qenë më shumë si dy shoqe: “Jemi më shumë si shoqe, madje edhe përpara se unë të zhvendosesha në shtëpinë time, me familjen time, kemi jetuar bashkë dhe unë pothuajse jam rritur me Xhenin”, shkruan Class.