Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, arrestohet 20-vjeçarja në Fier!
Dritare.net
Prokuroria e Fierit ka lëshuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 20-vjeçaren që dhunoi të miturën në Fier si dhe masën ‘arrest shtëpie’ për dy 15-vjeçaret. Masat e sigurisë janë ekzekutuar ndërsa të rejat akuzohen për veprën penale ‘heqje e paligjshme e lirisë’.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 qershor në banesën e 20-vjeçares, ndërsa u bë publike vetëm disa ditë më parë pasi në rrjete sociale u publikuan pamjet e dhunës.
Njëra prej vajzave ka regjistruar të gjithë skenën ndërsa 2 të tjerat e kanë dhunuar në mënyrë brutale. 17-vjeçarja, pas traumës së rëndë, i ka rrëfyer të gjithë ngjarjen nënës së saj, e më pas ka bërë denoncimin në polici.
Të rejat në dëshminë fillestare të dhënë në polici, e pranuan se e kanë dhunuar 17-vjeçaren, por janë justifikuar me disa arsye, që policia nuk i bën të ditura, por i vlerëson si motive të dobëta.
Në konferencën e mbajtur kryepolici Skënder Hita ha se në ngjarje ka qenë i përfshirë edhe një oficer Policie, i cili është pezulluar më herët nga detyra dhe sot ndaj tij është marrë masa e përjashtimit.
"Nga hetimi ka rezultuar i përfshirë edhe një punonjës policie më vonë, për të cilin kemi marrë masën e pezullimit nga detyra dhe sot masën e përjashtimit për oficerin e policisë të përfshirë në veprime të pahijshme për një punonjës policie. Hetimet vazhdojnë dhe ne do marrim gjithë masat e nevojshme. Oficeri i Policisë i përfshirë në ngjarjen e Fierit, nuk është se është evidentuar që ka nxjerrë videon apo e ka bërë publike për median, por pezullimi i tij është urdhëruar për shkelje të standardit dhe cënimit të rëndë të figurës që i ka bërë punonjësit të Policisë në krye të detyrës, pasi ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer këtë veprim të kundra-ligjshëm ndaj të miturës tjetër”, deklaroi Hita.