Rindërtimi pas tërmetit/ Mbahet sot në Bruksel, Konferenca e Donatorëve
Dritare.net
Mësohet se rreth 63 delegacione nga bota kanë konfirmuar që do jenë pjesëmarrës në konferencë.
Kryeministri Edi Rama, në një pronocim për mediet, dje, u shpreh optimist për faktin se në këtë konferencë do të mblidhet një shumë e përafërt me dëmet e shkaktuar nga tërmeti.
Programin për këtë konferencën e zbuloi zëdhënësja e KE-së.
"Presidentja e Komisionit Europian do të hapë konferencën së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Këshillit Europian Charles Michel në 14:30. Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi do të hapë dhe mbyllë sesionin e angazhimeve të donatorëve në këtë konferencë, ndërkohë që komisioneri Janez Lenari do të bëjë vlerësimin e nevojave lidhur me dëmet e tërmetit. Në përfundim të konferencës së donatorëve, presidentja Von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama do të mbajnë një konferencë për shtyp", u shpreh zëdhënësja./E.B-dritare.net