Rikthehet fuqia e medies së printuar. Markat më të mëdha në botë e dëshmojnë këtë

Nëse mendoni se zhvillimi teknologjik ka lënë në hije medien e printuar ky rast na dëshmon të kundërtën. Amazon, ka njoftuar se do të rikthejë sërish në treg reklamat me katalogë. Kjo mund t’ju dukej e zakontë për medien tradicionale, por për gjigantin e e-commerce, kjo është një risi.

Amazon ka ndërtuar perandorinë e saj prej 100 bilionë dollarë, pikërisht duke u mbështetur në platformat digjitale. Madje jo vetëm Amazon, edhe Facebook, Uber, Airbnb, Google dhe Asos janë disa nga markat të cilat i janë drejtuar revistave për të komunikuar me punëtorët po kështu edhe me klientët.

Por përse kompanitë po rikthehen te printi, kur kanë të gjitha mundësitë teknologjike për të reklamuar?A po ndjejnë këto marka mall për vitet 1990? Mbase.

Në këtë periudhë ku gjithçka po digjitalizohet, revistat e printuara janë një mundësi e artë për t’u ndarë nga turma. Në fakt ekziston një përshtypje e gabuar që brezat e rinj  nuk janë më të interesuar të lexojnë printi.

LEXO DHE :  Revista People zbulon kush është mashkulli më seksi për 2019!

Të paktën nga statistikat, tregohet e kundërta.  FedEx Office zbuloi se 90% e konsumatorëve preferojnë të lexojnë materiale të printuara.

David Sax, një gazetar kanadez në lidhje me këtë çështje është shprehur se tashmë konsumatorët janë të lodhur nga teknologjia, ku gjen lehtësisht gjen çdo informacion që kërkon. Ata nuk e shohin digjitalizimin si të veçantë, por printin si të tillë.

Po kështu, kosto e medies digjitale po rritet ndjeshëm. E kundërta po ndodh me medien e printuar. Por, mes shumë arsyesh që po e zhvillojnë sërish medien e printuar, ka një arsye që qëndron në krye. Në epokën e lajmeve të rreme, lajmi i printuar, është i prirur të jetë më i besueshëm.

Nëse ndërmarrjet më të mëdha në botë, si Google dhe Amazon, bizneset e të cilave janë me bazë digjitale, po kthehen drejt medies së printuar, është qartë që roli i saj nuk do të zbehet asnjëherë, pavarësisht evolucionit të madh që po pëson bota./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.