Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Renditja/ Ja sa para paguhen punëtorët e familjes mbretërore!

Renditja/ Ja sa para paguhen punëtorët e familjes mbretërore!
Familja mbretërore Angleze ka qenë kryelajmi i mediave botërore këto ditë, kjo për shkak të dasmës mbretërore mes Meghan Markle dhe princ Harry.

Mediat kanë filluar të shkruajnë dhe të zbulojnë edhe detaje mjaft interesante të oborrit mbretëror, dhe një nga ta është edhe pagat e punëtorëve të familjes mbretërore.

Më poshtë mund të gjeni listën me pagat duke u renditur nga më e ulëta tek më e larta.

  1. Shërbëtor

Nëse doni këtë pozicion Buckingham Palace si pagë fillestare ofron  15,000 paund raporton Business Insider.

  1. Pjatalarës

Në vitin 2016, Pallati Buckingham për këtë pozicion ofron £ 17,000 dhe gjithashtu i jep një dhomë në oborrin e pallatit.

  1. Ndihmës kopshtar

Të jesh kopshtar në oborrin mbretëror në Londër paguhesh 40 orë në javë për £ 18,000 dhe keni edhe drekën falas.

  1. Kujdestari kuajve

Mbretëresha i do kuajt e saj, kështu që personi përgjegjës për mirëqenien e tyre është vërtet një person i veçantë.

Ajo e paguan atë 20,000  paund në vit.

  1. Ndihmës

Kushdo që aplikon duhet të jetë "një kalorës shumë i aftë dhe i sigurt", me një "vullnet për të fituar njohuri për vozitjen e karrocave dhe të pajimet e shtetit".

Ai paguhet 20,800 paund dhe ka pushime vjetore 33 ditë.

  1. Operatori telefonik

Ky nuk është një rol i lehtë por që paguhet 23 mijë paund plus përfitime dhe një skemë bujare të pensioneve kontributdhënëse 15 përqind të punëdhënësit.

  1. Menaxheri i komunikimit

Ky pozicion në mbretëri paguhet për  30-  32 mijë në vit.

Qëllimi? Marrja e njerëzve nga e gjithë bota për të vizituar "një nga koleksionet më të mëdha dhe më të larmishme të botës" në Holyroodhouse Palace, ku do të bazohesh.

  1. Specialisti i medias sociale

Ky pozicion u bë i disponueshëm në 2016 për të cilën paga  ishte deri në  50,000 paund sipas The Telegraph.

Roli përfshinte menaxhimin e faqeve prestigjioze të Pallatit Buckingham dhe marrjen e pasuesve të rinj në bord.

  1. Masteri  i familjes

Masteri i mëparshëm i familjes ishte Zyrtari i Ajrit Sir David Ëalker dhe ai fitoi  122,000  paund në vit.

Përgjegjësitë janë përfshirja e stafit të brendshëm në Kuzhinën Mbretërore, faqet dhe këmbësorët, si dhe mbajtësja e shtëpisë dhe stafi i saj.

  1. Sekretari privat i Mbretëreshës

Ai është njëri prej “qenve të mëdhenj”, dhe sekretari privat i Mbretëreshës është aktualisht Edward Young.

Paga e tij është 146,000 paund në vit./ I.M-Dritare.net