Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Reforma në Drejtësi/ Ambasadori italian: Më shqetëson ngërçi i krijuar në Kushtetuese

Reforma në Drejtësi/ Ambasadori italian: Më shqetëson
Ditën  sotme, ambasadori i  Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillio, ka folur në lidhje me reformën në Drejtësi dhe çështjen ‘Tahiri”.

“Di që në Katania është një proces që po ecën përpara, që nuk është direkt për ministrin Tahiri, por di atë që dini ju.”,- shprehet  sot  nga qyteti i Shkodrës ambasadori i Italisë, ku mori pjesë në festën e Italisë, në konsullatën e nderit të këtij qyteti.

Ai u gjithashtu tha se, procesi,  që po zhvillohet në shtetin fqinj për grupin Habilaj nuk është i lidhur direkt për ish-ministrin Tahiri. Cutilloi u shpreh i shqetësuar në lidhje me ngërçin e krijuar me gjykatën kushtetuese, por e quan çmim që duhet paguar për një reformë të thellë si ajo e drejtësisë që po bën Shqipëria, e që nuk ka pasur precedent më herët në vendet Evropiane.

Çelja e negociatave?

 

Mendoj që po, pasi pjesa më e madhe e vendeve janë mbështetese të hapjes së negociatave. Ato pak që janë në dyshim, mund të ndërrojnë mendje, por varet nga qeveria dhe qytetaret për këtë periudhë të mbetur që tu ndryshojnë mendje skeptikeve. E di që ka sforco, por jam besimplotë se mund të bëni këtë hap të fundit për të marrë një përgjigje pozitiv këtë fund qershori.

Mazhoranca dhe opozita, klima tensionuar?

Mazhoranca dhe opozita është normale të mos jenë dakort, ndodh kudo. E rendesishme dhe besoj që ka ndodhur deri tani, që raportet të mbesin korrekte. Por Europën duhet më shumë solidaritet.

Reforma ne drejtesi?

Besoj se reforma e drejtësisë që po bën Shqipëria nuk ka precedent në historinë Europiane, ndoshta s’ka askund. Eshtë reforme e thelle dhe vendimtare, por që has në vështirësi në fazën aktuale fillestare. Më shqetëson më shumë fakti i akuzave se mazhoranca po kontrollon drejtësinë, që nuk me rezulton se i përket realitetit, por ajo që më shqeteson është fakti i mos-kompletimit të gjykatës kushtetuese, që janë të paralizuar për një periudhe kohe deri në zgjedhjen e kandidateve të ri, që kalojnë në vetting. Por natyrshëm ky është cmim që duhet paguar për një reformë kaq të thellë.

Çeshtja Tahiri?

Di që në Katania është një proces që po ecen përpara, që nuk është direkt për ministrin Tahiri, por di atë që dini ju.

Qeveria e re?

Qeveria re lind në bazë të një akordi mes forcave politike, që nuk bën të mendosh asnjë ndryshim në maredheniet me jashtë. Edhe figura e ministrit të jashtëm ma jep këtë garanci të vazhdimësi të politikës jashtme.

Klandestinet?

Për atë që kam lexuar, fenomeni është ende i limituar. Sa herë mbyllet një rrugë hapet një e re. Është një lojë që duhet ndjekur hap pas hapi. Autoritetet shqiptare po e ndjekin sic duhet dhe Italia do të jetë e gatshme t’iu ndihmojë nëse është e nevojshme./K.C/Dritare.net