Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Raportuesja e PE për Shqipërinë: Vendi po ecën përpara

Raportuesja e PE për Shqipërinë: Vendi po ecën përpara

Raportuesja e Parlamenti Europian, për Shqipërinë, Isabelle Santos, pas takimeve me mazhorancën dhe opozitën, ka dalë në një konferencë për media së bashku me ambasadorin e BE, ën vendin tonë Luigi Soreca.

Santos ka thënë se procesi i zgjerimit është mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë, ndërsa ka shtuar se vendi është duke ecur përpara.

Ajo ka shtuar se reforma zgjedhore është mjaft e rëndësishme për inegrimin e Shqipërisë në BE, dhe procesin e negociatave.

Në lidhje me reformën zgjedhore Santos ka thënë se ajo duhet të bëhet sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

“Është nder që raportuese për Shqipërinë në BE dhe dua ta përmbush me përgjegjësi të mëdha. Ky është një udhëtim i gjatë, që shpresojmë ta realizojmë së bashku dhe t’ia dalim mbanë së bashku. Procesi i zgjerimit ka një rëndësi të madhe për BE, por edhe për Shqipërinë. Do të vazhdojmë me reformat në kuadër të progresit. Do të vij këtu disa herë gjatë viteve në vijim dhe do të flasë me të gjithë aktorët. Do të ndjekim ritmin e reformave, të jeni të sigurt për këtë. Këto reforma janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për BE, por edhe për qytetarët tuaj.

Shqiptarët duhet të vijojnë me zbatimin e këtyre reformave, jo vetëm në Reformën në Drejtësi, por edhe në reformën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë dhe reformën kundër drogës, si dhe Reformën Zgjedhore. Vendimi i fundit për shtyrë votimin është një tjetër hap i mirë për Shqipërinë. Shpresoj që të merren parasysh të gjitha rekomandimet nga Komisioni i Venecias dhe, patjetër, dëshira e shqiptarëve, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Shqiptarët mund të kenë gjithnjë besim te BE”, tha raportuesja e Shqipërisë në PE.

“Jam Raportuese e PE për Shqipërinë, kjo është një nga shumë vizita që do bëj gjatë dy viteve të ardhshme, udhëtim i gjatë që shpresojmë ta bëjmë së bashku.

Zgjerimi ka rëndësi të madhe për BE dhe për Shqipërinë, të vazhdojmë me reformat në kuadër të progresit dhe do të vij këtu gjatë viteve në vijim dhe do të flas me këdo, do ndjekim ritmin e reformave, të jeni të sigurt. Janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për BE por edhe qytetarët tuaj.  Jo vetëm në reformën në drejtësi, por edhe kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, trafikut të drogës, duhet të përmbushim reformën për sistemin zgjedhor. 

Vendimi i për të shtyrë votimin e ligjit të anti-shpifjes është një tjetër hap i mirë për Shqipërinë, shpresoj që të merren parasysh të gjitha rekomandimet nga Venecia dhe dëshira e shqiptarëve në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Siç e kanë treguar zhvillimet e fundit shqiptarët mund të kenë besim te BE,  si në rastin e tërmetit, ishim të shpejt në ndihmë.

Unë do të mbroj procesin për pranimin në BE, do të ngre zërin, do të bëj gjithçka mundem, do të luftoj për këtë dhe ky është momenti, duhet të ecim përpara”, deklaroi Santos./ I.M-Dritare.net