Rama viziton në spital të lënduarit: E mira s’ka fund, çdo gjë do verifikohet

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vizituar pasditen e kësaj të diele, të lënduarit nga tërmetet që goditën Shqipërinë një ditë më parë. Nga Spitali i Traumës, Rama tha se, gjithçka është përballuar mirë nga të gjithë.

“Të gjithë janë gjendur në krye të detyrës dje, ky është një moment falenderimi. Nuk ka pasur goditje fatale, plagët nuk kanë qenë ekstreme, kishte kujdes maksimal. Gjithçka është përballuar më së miri nga të gjithë.

Duhet sa më shumë qetësi, nuk kemi humbje njerëzish dhe dëmtime të rënda në banesa. Çdo godinë do verifikohet dhe do jepet konkluzioni mbi rëndësinë e plasaritjeve. Kush ka frikë të qëndrojë në shtëpi, ka në Durrës 700 shtretër dhe kushte optimale.

LEXO DHE :  Vajzat me masë trupore të madhe, s'duhet t'i kenë më këto probleme në 2019

Do lutesha që të gjithë të mos përhapin panik, të mos ushqejmë frikë. Jo të gjithë plasaritjet përbëjnë rrezik. Çdo gjë do verifikohet, nuk duhet të rrisim ndjenjën e alarmit. Nuk do të lëmë asnjë mbrapa, qytetarët të bëjnë me dije problemet.

Duhet durim dhe pak kohë nga ana e të gjithëve”, tha Rama.

Strukturat kanë mundur ta përballojnë situatën?

‘Në radhë të parë të gjithë që kemi qenë të organizuar menjëherë, sepse qoftë ministrja e Shëndetësisë, ajo e Mbrojtjes, apo prefektët kanë punuar me trajnime të protokollëve që janë gati për emergjencat. Gjithçka ka funksionuar më së miri. E mira s’ka fund asnjëherë, por gjithçka është përballur më së miri./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.