
Rama-qytetarëve në Durrës: Kush ka probleme me qiratë të na thotë!
Dritare.net

Qytetari: Kryeministër kemi mbetur rrugëve. Si do të bëhet kjo punë?
Rama: E kuptoj, pse je rrugëve? Ku? Pse je rrugëve? A je me qera? A po ta paguajmë qeranë? Je në rregull ç’ke? Të lutem, tani më fal. Zonja është brenda shtëpi, ti thua s’ke marrë. Edhe një herë, ai lekët i ka të garantuara përderisa ke lekët. Ti s’ke shkuar nga rruga. Kush ka letrën me vendimit e Këshillit Bashkiak. Kur ka probleme duhet të na bëni me dije se del ndonjë problem me pronarët. Duhet bërë projekti, duhet miratuar, të jetë sipas standarteve.
Qytetari: Duam të dimë cfarë do të bëhet me ne?
Rama: Ku rri ti?
Qytetari: Kam dy ditë që kam dalë nga hoteli
Rama: Shumë mirë ti do rrish me qira. Ne po merremi me këtë punë. Ti prit aty se je në rregull me këtë fatkeqësi.
Qytetari: Por sa kohë do të zgjasë kjo?
Rama: Nuk e di sa kohë do të zgjasë rindërtimi. Ne po kërkojmë që ata që po bëjnë rindërtimin të bëjmë mermetim të thellë. Jo të bëjnë një mermetim që të bjerë muri prap.
Qytetari: Nuk kanë ardhur të verifikojnë banesat.
Rama: Janë bërë me mijëra verifikime. Të gjitha do të verifikohen. Kur të të vijë radha. Nëse ke një ankesë ditën e hënë te Bashkia bëhen listat.
Qytetari: Deri tani nuk ka filluar asgjë. Në pallatin tim janë futur koshat e plehrave brenda. E dyta po vidhen, edhe instalimet e pallatit.
Rama: E para mos fol pa lidhje. Kur thua nuk ka filluar asgjë, e ke përballë që po mbaron.
Qytetari: E kemi për personale
Rama: Nuk kemi aq njerëz dhe aq mundësi se nuk ka asnjë shtet që të ketë persona aq sa ka apartamente. Ku rri ti?
Qytetari: Tek zona e plazhit me qera?
Rama: Kush ta paguan?
Qytetari: Një pjesë shteti një pjesë vetë
Rama: Shumë mirë, ti do të rrish me qera derisa të të vijë radha
Qytetari: Po na vidhen instalimet elektrike
Rama: Lëri këto instalimet elektrike tani, mos fol kot. Po na vidhen instalimet. Do t’i gjesh të bëra se nuk do të kërkojë njeri. Instalimet do të vendosen. Nuk do t’i kërkojë njeri ty.
Qytetari: Dua një zgjidhje imediate
Rama: Nuk ka zgjidhje imediate. Ndërtuesi nuk i fillon ndërtimet pa i miratuar ne dhe pa standartet e kërkuara./K.C/dritare.net

















