
Rama publikon apelin e Erdogan: Po të bëhemi bashkë, e ngrejmë Shqipërinë në këmbë!
Dritare.net

Erdogan, në fjalën e tij, ka thënë se do ta ndihmojnë Shqipërinë me aq sa të munden, për të kaluar pasojat e tërmetit tragjik.
Ai gjithashtu u shpreh se po të bëhen bashkë, Shqipërinë do ta ngrejnë në këmbë.
“Konferenca Islamike ka 50 anëtarë. Ne po të kapemi dorë për dore, po të bashkojmë fuqitë, nuk ka rëndësi sasia, shumë apo pak, ne e ngremë Shqipërinë në këmbë. Kuptohet që dëshirat janë të mira. Por dëshirat po të mbeten vetëm fjalë fluturojnë. Mjalti po nuk hyri në gojë, nuk ëmbëlsohet goja. Ky mjaltë duhet ngrënë, ose ta ndajmë edhe me vëllezërit tanë këtë mjaltë.
Ne këtë duhet të bëjmë, të ndajmë mjaltin së bashku. Bota Islamike është ajo që do ta hedhë hapin më të rëndësishëm. Ne si Turqi po punojmë, por e dimë që nuk është e mjaftueshme. Ne do punojmë, do të vazhdojmë. Zoti Kryeministër i ka dërguar letra dhe kërkesa shumë vendeve. Shpresojmë të marrin përgjigje pozitive këto kërkesa, sepse ne e kemi ndjerë dhimbjen e këtij tërmeti vite më parë në Turqi”, thotë mes të tjerash Erdogan./E.B-dritare.net
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/590056478465692/

















