
Rama: Opozita ka kohë të përmirësojë selfiet deri në 2021, PS do e fusë Shqipërinë në BE
Dritare.net

Rama tha se Partia Socialiste do të hapë negociatat dhe do ta integrojë vendin në BE.
“Duam t’i mundim në 2021 me rregulla të dakordësuara bashkërisht. Kanë kohën të reflektojnë. Deri në 2021 kanë kohën të organizohen, të përmirësojnë dhe selfiet nga vetura dhe në momentin e përballjes elektorale të shohim se çfarë mendon populli shqiptar. Duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë proces dhe me bindjen se do vazhdojmë më këmbëngulje pavarësisht rezultatit në qershor, kam bindjen se ata që nuk i duan negociatat dhe mendojnë se me mbylljen e negociatave do marrin pushtetin, do zhgënjehen thellë sepse jemi ne që do i hapim negociatat dhe do e fusim Shqipërinë në BE. Nuk e dimë se kur do futet Shqipëria në BE por unë e di që deri kur të ndodhë PS do jetë këtu dhe do jetë shumicë”, tha Rama./E.B-dritare.net

















