Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama nuk i lë batutat  as me Konten: Ne që dashurojmë Evropën, nuk marrim shembull nga divorci i Britanisë

Rama nuk i lë batutat  as me Konten: Ne që dashurojmë
Kryeministri Rama, në takimin me homologun e tij italian, Xhuzepe Konte,  përtej seriozitetit nuk i la mënjanë as batutat. Duke e krahasuar integrimin në BE dhe Brexit-in, me martesën dhe divorcin ai u shpreh se:

“Dikush që dëshiron që të vendosë fjalën, të përfundojë një martesë nuk mund të shërbejë si shembull për një tjetër që është i dashuruar.  Ne jemi një  histori dashuri me Europën dhe nëse britanikët dëshirojnë divorcin, por nuk na shërben si një shembull për të hequr dorë, pasi për ne Evropa është një marrëdhënie e fortë që ka një prejardhje të hershme.

Ne nuk po kërkojmë një dhuratë as lëmoshë, por jemi duke kërkuar atë që na përket, jo për t’u shndërruar në anëtarë të BE-së por për të çelur negociatat dhe më tej do të tregojmë se do të jemi të gatshëm për t’u shndërruar në anëtarë. Bëni këtë atë, dhe pastaj shihemi vitin tjetër dhe pastaj…kemi edhe këtë edhe atë si alibi". u shpreh kreu i qeverisë./L.F-dritare.net