Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë e të Kosovës

Rama: Mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë e të
Kryeministri Edi Rama pas konferencës së përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bashkua në një bashkëbisedim me gazetarët.

Rama pas pyetjeve që gazetarët i bënë tha se po mendon dhe po punon për interesat e Kosovës dhe Shqipërisë, për të hequr qafe kufirin.

“Mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës, të heqim kufirin. Jemi dy shtete të vogla, duhet të bëjmë gjëra me dialog dhe me zgjuarsi Ne duhet të shohim interesin tonë si shqiptarë. Duke u mbyllur dhe duke mos çuar përpara bashkëpunimin rajonal ne humbasim shumë. Kosova është e ftuar, të gjithë shtetet janë  të ftuara. Kosova më parë është ulur në tryeza. Në bashkëpunimin tim me Kosovën nuk ka ngërç, për mua të paktën nuk ka”, tha Rama.