Rama: Kjo ishte frika ime më e madhe, para 30 qershorit!

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë fjalës së tij para drejtuesve të policisë, ku i falënderoi për punën  e bërë përgjatë këtyre muajve të protestave, tregoi frikën e tij më të madhe, që kishte para zgjedhjeve lokale.

Shefi i qeverisë tha se  shqetësimi i tij më i madh ka qenë impakti që mund të kishin trazirat mbi kriminalitetin, stimulues për paligjshmërinë.

Dua t’ju rrëfej sot juve dhe publikut se një ndër shqetësimet e mia më të mëdha të gjithë periudhës së trazuar nga politika e rrugës, ka qenë impakti mbi kriminalitetin, stimulues për paligjshmërinë. Por me vjen mirë që me gjithë mbingarkesën e rendë, prej sulmeve vandale, si edhe po ashtu për të garantuar një fushatë zgjedhore, policia arriti të bëjë mirë edhe detyrat e saj të përditshme.

Shifrat e kriminalitetit janë mbajtur nën kontroll. Vjedhjet kanë rënë nga 8 në 5. Vjedhja e dhunshme ka rënë nga 45 në 55. Vjedhja e banesave të lokaleve po ashtu ka rënie po ashtu edhe në shpërthimin e eksplozivëve nëse nuk numërojnë molotovët e fishekzjarrët.  Bilanci është i kënaqshëm, atmosfera politike në favor të krimit, nuk ka rritur të ndikojë më shumë falë jush.” u shpreh Rama./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Ja kush është gruaja më me stil në Partinë Socialiste, sipas Grida Dumës!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.