Rama: Ja si të kërkoni ndihmë në portalin e bashkëqeverisjes!
Dritare.net
Rama tha se me telefon mund të regjistrojnë kërkesën e tyre dhe të marrin përgjigje duke shmangur radhët në zyrat e shtabit të emergjencës.
"Meqë krijohen radhë të gjata në zyrat e shtabit të emergjencave ne mendojmë që me një ndjesë drejtuar të gjithë qytetarëve të këtij vendi të ndaloj veprimtarinë e platformës së bashkëqeverisjes përgjatë periudhës së emergjencës dhe gjithë forcat fokusohen te qytetarët që s’duan të dinë për fatin e tyre pas dëmtimit të banesës. Që nga dita e sotme, në platformën shqipëriaqëduam.al pa pasur nevojë për log-in në e-albania por direkt te Shqipëriaqëduam.al qytetarët që duan info të shpejtë dhe njëkohësisht që si me logjikën e ndërveprimit të platformës na japin mundësi të adresojmë problemin në shtabet përkatëse mund të drejtohen këtu me një klik.
Mjafton të lënë emrin dhe nr e telefonin apo në rast se kanë edhe email dhe ekipi vihet në lëvizje për të kthyer përgjigje.
Kam nevojë për strehim të përkohshëm, këtu bëhet fjalë jo për ata që janë të pastrehe që përapra tërmetit, por për ata që çatinë ua ka marrë me vetë tërmeti, kam nevojë për medikamente, pako sociale, ndihmë ushqimore, shëndetësore”, tha Rama./E.B-dritare.net