Rama i kërkoi Veliajt të lyente shkallën, kryebashkiaku sqaron situatën!

Mbrëmja e sotme në “Shiko Kush Luan” është një nga më të veçantat që është transmetuar më parë.

Siç është bërë e ditur protagonistët e emisionit janë 8 fëmijët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Falë lojërave argëtuese, të vegjlit po harrojnë sadopak tragjedinë që kaluan.

Pjesë e lojërave ishte dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në njërën prej lojërave fëmijët u ndanë në dy grupe, ata që do ndihmonin Erionin për të ngritur murin dhe të tjerët do drejtonin pyetje, e një prej tyre ishte dhe kjo:

“A e lyeve murin që të tha xhaxhi Edi?”

LEXO DHE :  Mohimi për të krijuar një familje

Erioni tregoi se kjo kërkesë nuk ishte për të por për administratorin e pallatit dhe tha se ishte zbatuar direkt.

“Ajo kërkesë nuk ishte për mua në fakt po ishte për administratorin e pallatit dhe ai i ziu e leu që atë ditë, jo në 4:00 të mëngjesit”- u shpreh kryebashkiaku i Tiranës duke qartësuar një herë e mirë këtë histori që u bë virale në portale dhe rrjetet sociale, pasi shumë prej komentuesve mendonin se Edi Rama po i drejtohej Erion Veliajt./ I.M-Tch

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.