Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama-gazetares: Shhhhhhh, po si s’të vjen turp moj

Rama-gazetares: Shhhhhhh, po si s’të vjen turp moj
Kreu i qeverisë, Edi Rama i ftuar në “Opinion” Tv Klan është përplasur me gazetarët. Debatet më të ashpra i ka pasur me gazetaren, Klodiana Lala, e cila shpeshherë e ndërpret, dhe kërkon përgjigj nga kryeministri për pyetjet që i bën.

Pjesë nga debati:

Edi Rama: Keni marrë ndonjë gjë sot, apo jeni esëll

Edi Rama: Shhhhhhhhhhhh, shhhhhhh…

Edi Rama: Po si s’të vjen turp moj

Klodiana Lala: Po tregoj fakte, ai është një person i inkriminuar

Edi Rama: Nuk kam ardhur të të kundërshtoj ty, nuk kam ardhur të bëj debat me ty

Edi Rama: A do më lini të flas, apo të merrem unë dhe të bëj atë që di unë

Blendi Fevziu: Jo s’të lejoj të bësh kërcënime

Blendi Fevziu: Lere të flasë, e kupton që e ka strategji

Klodiana Lala: (i ndërhyn Ramës) Gënjeshtër

Edi Rama: Ti pusho ti, të të vijë turp, si guxon ti të më thuash mua gënjeshtër./K.C/dritare.net