Rama: Do të krijojmë ministri për Kosovën

 

Gjatë konferencës për media, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për një takim me kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti.

Rama ka thënë se Kurti ka kërkuar takim me të, ndërsa ka shtuar se do të krijohet një ministri shteti për marëdhëniet me Kosovën.

“Për sa i përket Albin Kurtit, do takohemi ditët në vijim. Ka kërkuar të më takojë. E pres me kënaqësi. E kam ndjekur në prononcimet e tij. bie dakord me të që ka një nevojë për një shtysë të re në marrëdhëniet midis dy qeverive. Shpresoj që me qeverinë e re të mund të plotësojmë boshllëqe që u krijuan me qeverinë e mëparshme që nuk arriti të bëjë shumë.

Kam disa propozime të reja dhe besoj për ta shtyrë këtë bashkëpunim është momenti për të vendosur një ministër shtetit në të dyja anët dhe për të pasur një pikë referimi institucionale që merret me ndjekjen e marrëveshjeve dhe me gjithçka që mund të bëhet më tutje. Me shumë kënaqësi do të dëgjoj idetë e freskëta të Albinit. Dhe shpresoj të marrë përgjegjësi të kalojë nga poezia e opozitës në prozën e qeverisjes”, tha Rama./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Rama: Kur takova kryebashkiakun në Kinë, ai këndoi, malet me blerim mbuluar

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.