Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: 420 vende të lira pune për infermierët, ja si mund të punësoheni!

Rama: 420 vende të lira pune për infermierët, ja si mund të
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme platformën “Infermier për Shqipërinë”.

Gjatë prezantimit të platformës Rama ka treguar se janë gjithsej 420 vende të lira pune, ku infermierët mund të aplikojnë përmes platformës.

“ Kemi refuzuar që të plotësonim vende vakante me ndërhyrje, nga poshtë nga lartë dhe nga anash. Nuk ka penguar askush, as ligji dhe asnjë forcë madhore. Nuk mund ti besohet partisë rekturimin e punonjësve në sistemin shëndetësor”, -deklaroi Rama.

“Nga sot çdo infermiere që do të rekrutohet në sistemin tonë shëndetësor do të mund të rekrutohet vetëm falë meritës dhe aftësive të veta. Në bazë të meritës, secili do të marrë pikët që i takojnë. Sot janë 420 vende vakante. Ne kemi refuzuar t’i mbushim vendet vakante nga poshtë, nga lartë, pasi përgatiteshim për këtë proces”, -është shprehur Kryeministri ./ I.M-Dritare.net