Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qytetet më të mira në Europë për të festuar natën e Vitit të Ri

Qytetet më të mira në Europë për të festuar

Nëse po kërkoni për ndonjë destinacion për të festuar Vitin e Ri dhe dëshironi faktorin “wow”, ja ku janë disa nga qytetet më të mira në Europë për të festuar me stil atë natë.

Berlini

Bashkohuni me një nga festat në rrugë më të mëdha të Europës në 31 Dhjetor, që mbahet në 2 km midis portës ikonike Brandenburg dhe Victory Column. Hyrja është falas dhe atmosfera e festës është legjendare, më rreth 1 milion vizitorë të pritshëm. Dj, muzikë live dhe shfaqje me drita në skenë.

Jeta e natës së kryeqytetit gjerman është e famshme për diversitetin dhe hedonizmin, dhe në Kulturbrauerei, ndodh festa me dyer të mbyllura më e madhe në Berlin, ku një biletë do ju japë mundësi të hyni në 13 skena, 30 dj dhe muzikë live. Nuk është festa e vetme në qytet pa dyshim, dhe pavarësisht nëse dëshironi tekno në një klub që rrin hapur për ditë të tëra apo doni një udhëtim në një varkë historike në lumin Spree, do ti gjeni të gjitha.

Lisbona

Fishekzjarret janë një pjesë integrale e shumicës së eksperiencave të Vitit të Ri, por në Lisbonë keni avantazhin e shumë pikave të favorshme për ti parë: nga një nga shtatë kodrat, nga brenda qytetit, ose nga lumi Tagus. Sheshi më i madh në Portugali, Praça do Comércio është i famshëm si një pikë për festime, ashtu siç është dhe kulla e shekullit të 16-të Torre de Belem, për muzikë, festa dhe qejf me pamje nga atlantiku.

Kryeqyteti portugez është një parajsë për ata që dashurojnë ushqimin, i mbushur me restorante Michelin, ndaj shumë hotele dhe restorante ofrojnë darka speciale të Vitit të Ri. Nëse nuk doni këtë, mund të prenotoni një tur privat me varkë; me muzikë tradicionale portugeze në një shfaqje muzikore fado, ose shkoni në një tur eksplorimi baresh. Bairro Alto është zona më e mirë në të cilën përjeton jetën e natës së Lisbonës, e cila ka shumë klabe dhe bare. Nëse keni dëshirë të festoni në stilin portugez, duhet të hani 12 kokrra rrush, një nga një në mesnatë, të shoqëruara me një gotë verë me gaz.

Parisi

Një udhëtim në Paris është gjithmonë magjik dhe nata e Vitit të Ri, është tërësisht si emri që ka, Qyteti i dritave. Mund të zgjidhni të shkoni te Champs-Élysées, për festa në rrugë, për një shfaqje dritash dhe zërash, ose tek Sacré Coeur plaza in Montmartre, e cila ka një pamje të mrekullueshme të qiellit të Parisit.

Parisi dhe gastronomia shkojnë krah për krah, kështuqë darka në një nga restorantet festive duhet të jetë aq e mire sa çdo shfaqje fishekzjarrësh. Një shfaqje gjithashtu është një opsion shumë i mirë, pavarësisht nëse është tek Moulin Rouge apo tek Lido de Paris, mund ta mirëprisni Vitin e Ri me një darkë me pesë pjata, shampanjë dhe shfaqjen Paris Merveilles. Festa në çati, ballo me maska dhe një natë të viteve 80-90 janë disa eksperienca të tjera festash ku vizitorët mund të mirëpresin 2020.

Dublini

Dublini ka një reputacion për të qënurit një kryeqytet festash dhe për Vitin e Ri i gjithë qyteti del. Dublini është shumë i thjeshtë për tu eksploruar në këmbë, duke lejuar vizitorët të përjetojnë eksperienca të shumta, dhe të shikojnë atraksionet kryesore, godina të vjetra, katedrale ose të shkojnë tek ambjentet e Guinness.

Ka shumë evente natën e Vitit të Ri, që përfshijnë një koncert në qiell të hapur në Custom House of Quays, ku grupi muzikor Walking On Cars janë kryesorët, dhe do të shfaqet një shfaqje dritash sipër lumit Liffey. Të nesërmen mund të drejtoheni tek zona Temple Bar për tu mbledhur me familjen nën tingujt e grupit irlandez Kila.

Një grup njerëzish me rroba të mira, një me flamurin Saltire të pikturuar në fytyrë,  po drejtohen në lumin Forth dhe po lahen në ujë të ftohtë. Ura ikonike Forth Bridge mund të shihet në sfond.

Edinburgu

Hogmanay në Edinburg duhet të jetë në listën e të gjithëvë për Vitin e Ri: aty bëhet një festë në rrugë e pakrahasueshme, me ceilidhs, muzikë, fishekzjarre dhe interpretime të Auld Lang Syne. Dritat e farit të shoqëruara me gajde dhe daulle, një eksperiencë e paharrueshme dhe çdo vit koncerti tërheq turma: këtë vit Mark Ronson është ylli kryesor i festës.

Nga koncerti candlelit në St Giles Cathedral, një ceilidh gjigand në kështjellën e Edinburgut dhe dj Judge Jules na çon tek kuverta e McEwan Hall për after-party zyrtarë të Hogmanay. Për këdo që i ndjen pasojat e festimeve të nesërmen, një zhytje në lumin Forth do ju kthjellojë.

Stokholmi

Shumë rezidentë të kryeqytetit suedez zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi dhe të hanë darka me miqtë, por kjo nuk do të thotë se nuk ka aktivitete për vizitorët. Sigurohuni të jeni veshur trashë dhe më pas Stadshuset, Fjällgatan dhe urat Västerbron and Skanstullsbron janë vende të mrekullueshme për nga ku mund të shihni fishekzjarret mbi kështjellën mbretërore në mesnatë.

Vizitorët mund të ndjekin një koncert tek katedralja e Stokholmit me muzikantë Haydn dhe Greig, nga orkestra suedeze, ose të festojnë një muzeumin e hapur Skansen, ku çdo vit recitohet poezia e Tennyson, Bini o këmbana të egra dhe gjithashtu transmetohet live në televizionet suedeze. Zona Södermalm në perëndim të Stokholmit është destinacioni për bare dhe klabe në të cilat mund të festosh derisa të vijë momenti që të gjithë të thonë gott nytt år, pra Gëzuar Vitin e Ri.

Madridi

Vigjilja e Vitit të Ri ose Nochevieja siç njihet në Spanjë, do ti tregojë vizitorëve se sa shumë qejf kanë Madrileños të festojnë. Madridi është i famshëm për baret plot gjallëri dhe për disa nga klubet më të mira në Spanjë të cilat rrinë hapur deri në 6 të mëngjesit, dhe festimet fillojnë që përpara mesnatës. Festoni me turmën në Puerta del Sol, sheshi historik nga i cili maten rrugët spanjolle dhe më popullori për të kaluar Vitin e Ri në Madrid. Një shishe me cava dhe rrushi janë detyrim, si traditë është të hash 12 kokrra rrush në 12 sekondat e para të vitit.

Një vendndodhje alternative është dhe përreth Templo de Debod, një tempull i lashtë egjiptian i dhënë dhuratë Spanjës, nga i cili mund të shihen pamje të mrekullueshme të fishekzjarrreve. Ka qindra klube nate nga të cilat të zgjedhësh në qytet. Dy më të famshmit janë Teatro Kapital, i cili ka shtatë skena dhe performancë live dhe Joy Eslava, ku mund të kërcesh zbathur. Kujdes sepse kërkesa është shumë e lartë dhe nëse po planifikoni të shkoni tek një ndër klubet më të mira, është e këshillueshme që ti bleni biletat përpara. Mbylleni natën, ose mëngjesin, me një tjetër traditë spanjolle churros për mëngjesin e parë të vitit. San Gines, i cili ka 125 vite traditë në biznes, është më i famshmi në Madrin për churros dhe cokollatën, dhe është hapur 24 orë në ditë, 365 ditë të vitit.

Londra

Siç ka thënë dhe Samuel Johnson, “Kur një burrë është i lodhur nga Londra, ai është i lodhur nga jeta.” Vetëm vizitori më i lodhur mund të mos gjejë asgjë të gëzueshme në Londër natën e Vitit të Ri. Shfaqja e fishekzjarreve është aq popullore sa mund të shihet vetëm me bileta, por fatkeqësisht kanë mbaruar që tani, edhe pse ka ende shance nëse rregjistroheni në sitin zyrtar.

Pika të tjera strategjike tek të cilat mund të shihni fishekzjarret falas përfshijne Primrose Hill, Hampstead Heath dhe Millennium Bridge. Gjithashtu, një aktivitet tjetër popullor është xhiro me varkë në Thames, me opsione të shëtitjes me muzikë, varkave të shpejta, dhe xhirove në lum. Disa nga eventet më emocionuese që ndodhin përfshijnë Creatures of the Night, një festë në muzeun  kombëtar i histories dhe një natë gala vieneze me orkestrën e Johann Strauss në Barbican. Filloni 2020 gëzueshëm të nesërmen me paradën e Vitit të Ri.

CLAIRE O'MAHONY Lonely Planet writer. Përshtati për Dritare net, Ada Shehu