Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qytetet me ngjyra të shumta të botës

Qytetet me ngjyra të shumta të botës

Balat, Stamboll-Turqi

Një ndër vendet më të vjetëra të Stambollit. Në të kanë jetuar shumë çifutë, rumunë dhe turq. Me një kulturë të përzier që e bën shumë të vjetër, por me kafenetë e shumta që po ndërtohen ky vend po modernizohet gjithmonë e më shumë. Në të ndodhen sinagogë-xhami-kisha dhe bëjnë këtë vend të duket si një mozaik i vërtetë.

Ishulli Burano, Venedik-Itali

Për të shkuar në Burano në fillim duhet të kalohet nga qyteti i bukur i Venedikut. Një ishull që ka 3500 banorë. Historia e këtij ishulli ka lindur për shkak se burrat e këtij vendi ktheheshin vonë në shtëpi, ishin të pirë dhe i binin gjithmonë derës së gabuar, kështu që banorët vendosën që secilën shtëpi ta lyejnë në një ngjyrë të ndryshme.

 Bo-kaap, Cape Toën – Afrika Jugore

Një vend i cili pasi fitoi pavarësinë vendosi që në shenjë lirie të lyenin të gjitha shtëpitë në ngjyra të ndryshme. Kjo është një lagje myslimanësh dhe ku njerëzit vishen vetëm me ngjyra.

 Kopenhagen  – Danimarkë

Një vend që është krijuar si kundërshti e zymtësisë së qytetit. Një vend me shtëpi ngjyra-ngjyra, në mes një kanal, me klubet e natës dhe me kafenetë e shumta të jep përshtypjen e një kartoline të bukur.

Köln – Gjermani

Një vend ku ka shtëpi me ngjyra të ndryshme dhe ku ato janë të ngjitura me njëra-tjetrëm që i bën të duken si kisha.

Havana –Kubë

Një vend ku çdo shtëpi çdo qoshe është me ngjyra. Edhe makinat klasike janë ngjyra-ngjyra. Madje edhe liria e njerëzve është e mbushur me ngjyra.

Cinque Terr-Itali

Janë pesë fshatrat që kanë ngelur midis qyteteve të Xhenovës dhe La Speiza. Janë margaritarët e Italisë, ku çdo fshat është i mbushur me ngjyra dhe të jep një pamje romantike, dhe të duket si një ëndërr.

La Boca, Buenos Aires – Argjentinë

Një vend që të jep ndjesinë e të qenit në një muze të hapur me ngjyra që i posedon. Njerëzit që jetonin aty duke lyer  varkat e tyre kishin vendosur të lyenin edhe shtëpitë. Në çdo radhë që ata lyenin varkat e tyre, kishin lyer edhe shtëpitë dhe kështu shtëpitë ishin bërë secila me një ngjyrë të ndryshme.

Cobh-Gork – İrlandë

Një vend që ndodhet në very të kryeqytetit të Irlandës, Dublinit është e mbushur me shtëpi me ngjyra, në të cilat qëndronin punëtorët e portit.

Notting Hill, Londër – Angli

Një vend ku ndodhen shtëpi, dyer, dyqane e bën këtë vend, si vendin më shumëngjyrësh të Londrës.