Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pyet Logopeden/ Djali nuk artikulon mirë fjalët. Çfarë duhet të bëj?

Pyet Logopeden/ Djali nuk artikulon mirë fjalët. Çfarë
Përshëndetje, doja një konsultim me ju . Kam një djalë 2 vjeç e gjysëm por nuk artikulon mire fjalët. Thotë pak gjëra, për të kuptuar i kupton të gjitha . Shkon në çerdhe dhe është fëmijë shumë social. Eshtë shqetësuese për moshën që ka ?

Berjana Molla, Logopede, QSUT, përgjigjet:

Përshëndetje , ju falenderoj për pyetjet. Si filim dua të theksoj edhe tek ju vigjilencën tuaj si prind por dhe të prindërve të tjerë që më kanë shkruar. Po vë re dhe më gëzon shumë fakti që grupmoshat e femijëve për të cilët më keni shkruar është 2-3 vjeç që do të thotë ka realisht një sensibilizim të madh rreth çrregullimeve gjuhësore, dhe çka është më e rëndësishmja si rezultat kësaj vjen dhe trajtimi i tyre që në zanafillë.

Atëherë po kaloj te çështja juaj: nëse do nisemi nga zhvillimi gjuhësor i një fëmije 2 vjeç, fjalori i tij duhet të përmbajë minimumi mbi 50 fjalë dhe është vazhdimisht në rritje . Në këtë moshë gjithashtu fëmija fillon fjalitë dyshe Psh; mami paçim, dua ujë etj... Por asnjëherë zhvillimi gjuhësor i një fëmije nuk është i njëjtë si te një fëmijë tjetër .Ajo çka dua t’ju them është që gabojmë kur përpiqemi të krahasojmë fëmijët. A është shqetësuese stadi i zhvillimit aktual gjuhësor i djalit tuaj?! Unë do ju thoja nuk është shumë shqetësuese apo për të kaluar në panik. Jeni ende në kohë për t'i bërë një vlerësim të plotë logopedik dhe ndoshta do ju duhet të ndiqni disa seanca logopedike me një specialist për të kaluar me sukses këtë hallke të zhvillimit gjuhësor./dritare.net

Për çdo pyetje ose këshillë ju mund të kontaktoni me logopeden Berjana Molla, në adresën e emailit : [email protected]