
Pushohen 21 mësues dhe drejtori i shkollës Faik Konica. Nxënësit kërkojnë rikthimin e tyre
Dritare.net

Shkolla private “Faik Konica” në Tiranë, ka protestuar për largimin nga detyra e drejtorit dhe stafit të vjetër. 115 nxënës të kësaj shkolle, kërkojnë rikthimin e drejtorit dhe 21 mësuesve të shkarkuar. Edhe prindërit e nxënësve, kanë kërkuar sqarime për lëvizjet e bëra në këtë shkollë.
Po çfare ka ndodhur në shkollë?
Diten e hene, date 14 nentor, pronari i shkolles, Alfred Gjata, shkarkoi gjithe stafin drejtues te shkollës Prof.as.dr. Jetmir Alicka, Ma. Mira Peshkatari dhe Violeta Xhanarin dhe kërkoi largimin e menjëhershëm të tyre .
Sapo ata u larguan, të gjithë mësuesit, dolën nga shkolla në shenjë proteste. Nxënesit dolën nga klasat dhe në këtë kohë pronari ju shpjegoi atyre shkakun e shkarkimit. Sipas tij, drejtori dhe zv. drejtoresha kishin vonuar aplikimin e një projekti me shkollë. Nxënesit, pasi dëgjuan shpjegimin e pronarit nuk pranuan të hyjnë në mësim, duke kërkuar rikthimin e stafit drejtues dhe mësuesve. Keshtu ndodhi edhe ne shkollen fillore dhe ate 9 vjeçare. Mësuesit pezulluan mësimin në shenjë proteste. Pasdite pati mjaft reagime nga prindërit, duke kërkuar nga pronari rikthimin e stafit drejtues të shkollës dhe mësuesve.
Të nesërmen, ditën e martë nxënesit ne shenjë proteste nuk pranonin të hynin në mësim dhe dhjetra prindër i kërkonin pronarit anulimin e shkarkimit dhe rikthimin e mësuesve. Pronari brenda 1 nate kishte zëvendësuar 40 mësuesit e larguar me 40 mësues të rinj!! Prindërit nëpërmjet një përfaqesuesi i kerkuan drejtorit të vinte në shkollë së bashku me mësuesit, ku do të organizonin një takim për të zgjidhur problemin. Në takim morën pjesë përfaqësues të prindërve, të qeverisë së nxënesve, të mësuesve dhe të MAS.
Drejtori shpjegoi dhe argumentoi që nuk ishte e vërtetë që kishin penguar aplikimin e projektit, por përkundrazi, kishte qenë ai së bashku me zv.drejtoreshen që kishin bërë të mundur marrjen e lejes për këtë projekt dhe që projekti kishte filluar që ditën e parë të shkollës, gjë që u konfirmua edhe nga inspektoja e MAS. Gjithashtu drejtori shpjegoi se ishin tre arsye që shtynë pronarin të shkarkonte stafin drejtues:
- Drejtori mbeshteti kërkesën e mësuesve për një shtesë page prej 3-4 perqind, një shtesë që megjithëse u rakordua me pronarin, ai nuk e realizoi këtë shtesë. Një shtesë modeste që në total nuk kalonte 80.000 lekë të reja në muaj. Mos realizimi i kësaj shtese tensionoi mjaft marrdhëniet midis pronarit dhe mësuesve, ku drejtori mbështeti kërkesat e mësuesve.
- Drejtori mbështeti kërkesën permanente të mësuesve për nënshkrimin e kontratës për këtë vit shkollor, gje qe ende nuk eshte firmosur.
- Drejtori mbështeti kërkesën permanente të mësuesve të edukimit fizik për mungesën e terrenit sportiv dhe palestrës, të cilat pronari i kishte premtuar që në muajin qershor. Sot edhe kësaj dite shkolla nuk ka as palester as fushë sportive. Ky ishte shpjegimi i drejtorit për marrëdhëniet e ndera të krijuara midis tij dhe pronarit, që u pasua me vendimin e shkarkimit. Takimi u zhvillua në një situatë tepër të tensionuar. Nxënësit, prindërit dhe mësuesit mbeshteten zgjidhjen për të anulluar vendimin per shkarkimin e stafit drejtues dhe rikthimin e stafit të mësuesve në punë. Vetëm një prind ngarkoi me përgjegjësi drejtorin për mos hyrjen e nxënësve në mësim, gjë që drejtori u përgjigj se ai ishte shkarkuar dhe larguar nga shkolla dhe vetëm pas kesaj shkolla ka kaluar në anarshi. Pronari edhe pas 3 oresh nuk pranoi. Nxënësit përsëri nuk zhvilluan mësim. Po këtë ditë me inisiativë të sekretarit të përgjithshem të MAS u organizua një takim midis drejtorit te shkollës dhe pronarit te saj ne prani edhe teë drejtoreshës së arsimit parauniversitar, ku sekretari i përgjithshëm kërkoi një zgjidhje shumë të shpejtë, pasi ishte cënuar interesi publik.
Megjithë përpjekiet e sekretarit z. Plarent Ndreca, pronari i shkollës nuk pranoi rikthimin e drejtuesve. Ditën e mërkurë, meqënese situata në shkollë nuk ishte qetësuar, MAS dërgoi një ekip inspektorësh të Inspektoriatit Kombëtar të Arsimit, ekip që ka vazhduar kontrollin edhe ditën e sotme.
Ndërkohë, situata ka evoluar për keq. Rreth 115 nxënës të shkollës kanë bërë një peticion që kërkojnë kthimin e mësuesve në shkollë dhe drejtorit të tyre, ndërsa shumë prindër janë të shqetësuar për të ardhmen e nxënësve të tyre në shkollë dhe këkrojnë cdo ditë sqarime pranë shkollës. Një ekip i Ministrisë së Arsimit po mbikqyr situatën për të zgjidhur konfliktin, ndërsa situata vazhdon të jetë e tensionuar./ dritare.net

















