Publikimi i fotos së masakrave serbe/ Plas debati në Kosovë, ish-Presidentja: Gjest i turpshëm
Dritare.net
Fotot e publikuara, janë tronditëse dhe në njërën nga to shfaqen 3 ushtarë serb teksa përdhunojnë në femër shqiptare, të Kosovës.
Por, publikimi i këtyre fotove ka ngjallur debat të ashpër në Kosovë, brenda disa orëve.
Disa mendojnë se publikimi i tyre, ishte akt i turpshëm dhe nuk duhet të ndodhte.
Në këtë linjë ka qenë edhe ish-Presidentja, Atifete Jahjaga, e cila është shprehur se akti i Brovinës, ishte akt i rëndë, që nuk duhet të ishte bërë.
“Një goditje e rëndë u është bërë sot mijëra të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë me publikimin e pamjeve që tregojnë dhunimin e një gruaje nga forcat ushtarake serbe gjatë luftës!
Është e gërditshme, e neveritshme, dhe e turpshme se si një deputete e Kuvendit të Kosovës, e cila dikur ngriste dorën kundër të drejtave të grave e burrave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë, sot shfrytëzoi pikërisht godinën e Kuvendit për të publikuar para mediave një fotografi që thuhet se dokumenton aktin e dhunimit të një gruaje shqiptare nga tre ushtarë serbë.
Veprimi i deputetes është joetik, joligjor, e jonjerëzor!
Publikimi fotografisë cenon rëndë privatësinë e viktimës dhe mund të çojë në zbulimin e identitetit të një dëshmitareje potenciale të krimit që Serbia ka kryer ndaj popullit tonë.
Publikimi i asaj fotoje ri-traumatizon viktimën dhe të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe dekurajon të mbijetuarit që të dalin përpara me të vërtetën mbi krimin që është kryer mbi trupat e tyre”, tha Jahjaga./ I.M-Dritare.net