Pse qepët ju bëjnë të qani? Ja si mund ta ndaloni këtë dukuri
Dritare.net
Arsyeja se përse qepët ju bëjnë të qani është sepse përmbajnë molekula të quajtura amino acide sulfokside. Kur i prini qepët, molekulat lirohen dhe e formojnë një lloj acidi. Kësisoj, ato reagojnë me ajrin dhe kur gazi rezultues i prekë sytë, ai reagon me ujin që gjendet në sy për të krijuar acid sulfurik – i cili ju djegë.
Por, si ta ndaloni këtë dukuri?
Ndizni një qiri
Ideja prapa kësaj metode qëndron se zjarri do t’i heqë përbërësit të cilët e shkaktojnë gazin. Pra, pa gaz ju nuk do të keni edhe aq shumë probleme me prerjen e qepëve.
Fillimisht grijeni qepën
Vendoseni qepën në frigorifer 15 minuta para se ta preni. I ftohti supozohet ta ndalojë atë t’i lirojë molekulat të cilat i shkaktojnë të gjitha probleme.
Zhyteni në ujë..
Metodë tjetër është edhe zhytja e qepës në ujë pasi ta keni qëruar, por para se ta prini.
Logjika prapa kësaj metode qëndron se uji i heqë të gjithë përbërës, dhe rrjedhimisht nuk do të ketë molekula të cilat ngatërrohen me sytë tuaj.
Përdorni një lugë…
Vendoseni një lugë në gojë gjatë kohës që e preni qepën dhe nuk do të qani.
Kjo metodë funksionon sepse kimikalet e qepës do të ngjiten për metalin e lugës para se të arrijnë te sytë.