
PS kërkon të shkarkojë Metën, ja këshilla që i jep Alibeaj presidentit!
Dritare.net

Alibeaj theksoi sërish se Kuvendi i Shqipërisë sot është ilegjitim në të gjithë tërësinë e tij.
“Akti i fundit është ky që presidenti kërkoi në mënyrë zyrtare listën e plotë të deputetëve , që sot militojnë brenda kuvendit të Shqipërisë. Kushtetuat nuk zëvendëson në bllok deputetë. Këta nuk janë njerëz të votuar nga publikun. Mirë a po keq, ishim ne që dolëm përballë publikut. Presidenti mendon që do të duhet të ndërmarrë një akt të fortë ndaj publikut. A kemi sot në një Kuvend që të ketë dalë nga një proces i rregullt, ku shqiptarët të kenë shprehur vullnetin, unë besoj që jo dhe presidenti është shprehur për këtë rast. Në një konkluzion mund të arrijmë, nuk është legjitim në të gjithë konturin e tij. Ka ndërkombëtarë të mirë informuar, që ende nuk janë shprehur, ka që janë të keq informuar dhe të painformuara. Unë di të them faktin” Ne po përjetojmë këto ditë një aksion agresiv nga ana e maxhorancës. I fundit që ka mbetur pa rënë është presidenti. Në këto kushte, nëse është e dukshme se etja dhe uria për të gllabëruar edhe copëzën e fundit të Republikës, do të duhet të përgjigjesh me të njëjtën monedhë. Presidenti duhet t’i përgjigjet duke ushtruar të gjitha kompetencat kushtetuese. Nëse e shkarkojnë, të shpërndajë Parlamentin”, u shpreh Alibeaj. /e.k-Dritare.net

















