Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta në Astir/ Lleshaj: Drejtuesit e PD u fshehën pas fëmijëve dhe grave

Protesta në Astir/ Lleshaj: Drejtuesit e PD u fshehën pas
Prej një viti banorët e Unazës së Re, protestojnë për banesat e tyre. Protestës së sotme i është ribashkuar lideri i opozitës, Lulzim Basha. Banorët për të disatën herë bllokuan rrugën kryesore në Astir, duke penguar qarkullimin. Për këtë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Përmes një postimi në Facebook, Lleshaj shkruan se, drejtuesit e PD-së u fshehën pas fëmijëve dhe grave që protestonin. Lleshaj fton qytetarët që të distancohen nga dhuna, ndërsa thotë se, e drejta e tyre nuk mund të gjendet te bllokimi i rrugëve kryesore, apo përmes vetëgjyqësisë, por vetëm përmes rrugëve institucionale.

"Pushimet e verës duket se nuk e ndihmuan Partinë Demokratike për të gjetur udhën e politikës.

Sot, më 13 tetor, ajo u rikthye përsëri në vesin e vjetër të bllokimit të rrugëve, por kësaj radhe me një “risi” të mjerë. Drejtues të saj u fshehën pas fëmijëve dhe grave, të cilët u përdorën në mënyrë abuzive, si shprehje tronditëse e mungesës së përgjegjshmërisë dhe e kurajos.

Drejtuesit e PD duhet të dinë mirë një gjë:Policia e Shtetit nuk do të përballet kurrë me fëmijët e keqpërdorur politikisht.

Por, në të njëjtën kohë, ajo nuk do të tolerojë asnjë pengmarrje të qytetit nga një grup parapolitik i dalë dëshpërimisht jashtë rrugës së arsyes dhe të ligjit.

Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij manipulimi që të distancohen nga shkeljet e ligjit, që të mbajnë fëmijët larg politikës së rrugës dhe që të mos lejojnë keqpërdorimin e vetes për interesa politike!

E drejta e tyre nuk mund të gjendet kurrë tek bllokimi i arterieve kryesore të kryeqytetit, por vetëm te rruga institucionale.

Iluzioni se problemet mund të zgjidhen përmes vetëgjyqësisë, që promovon PD, është i kotë dhe i dëmshëm për të gjithë.

E vetmja rrugë e arsyeshme për të zgjidhur problemet është qasja institucionale.

 Institucionet janë plotësisht të gatshme dhe të përgatitura për të trajtuar në rrugë ligjore problemet e qytetarëve.",- shkruan Lleshaj./K.C/dritare.net