

Kjo është java e dytë që po protestohet kundër vendimit të Gjorge Ivanovit për faljen kolektive të politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Pas Shkupit, Manastirit, Velesit, Strumicës, Shtipit, mbrëmë protesta u mbajtën edhe në Kumanovë, ndërkohë që për sot për herë të parë do të mbahen edhe në Prilep dhe Koçani.
Gjithashtu për nesër është paralajmëruar protestë në Ohër, ndërkaq për pasnesër në Gostivar.

















