
Prostitutat e mitura/ Nxënëset serbe shesin trupin për 10 euro dhe një palë xhinse
Dritare.net

Ajo u kthye shumë e lumtur në shtëpi. Por, P.F. është vetëm një nga shumë vajza që në këtë mënyrë përpiqen të fitojnë para. “Ka pasur bastisje, tentime për t’i kapur ato në Preshevë. Janë thirrur prindërit dhe kishte situata të vështira. Ata nuk mund të besonin se fjala është për vajzat e tyre. Ato nuk shkonin në shkollë me javë, ndërsa profesorët janë të interesuar që vetëm të sjellin arsyetimet”, thotë burimi i Kuririt.
N. A., një mik i të miturës P. F., tregoi atë që ai dinte në lidhje me aktivitetet e shoqeve të tij. “I tha shoqes se një ditë pas shkolle ishte në një shtëpi, dhe se 20 nga to kanë kaluar një javë aty. Janë droguar, askush nuk e dinte kush ishte me kë, kush hyn e kush del. Tipi kryesor kontrollonte gjithçka. Prindërit zhdukjen e saj e lajmëruan në polici, por nuk e gjetën. U kthyen vet, gati gjysmë e vdekur. Vajzat nga prindërit me shkathtësi kanë fshehur mungesat”, thotë ai. Burimet policore thonë se prostitutat e mitura rekrutohen në shumë qytete, por kryesisht në Vranje, sepse ky qytet është në udhëkryqet kryesore për në Kosovë, Maqedoni dhe Bullgari.

















