Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Princ Harry mban fajlimin e parë pas largimit nga familja mbretërore, zbulon pengun që i ka mbetur!

Princ Harry mban fajlimin e parë pas largimit nga familja mbretërore,

Duke i Sussex, princ Harry, mbajti fjalimin e tij të parë që kur Mbretëresha Elizabeth lëshoi deklaratën ku njoftoi se zyrtarisht Meghan dhe nipi i saj, nuk do ta përfaqësonin më.

Princ Harry, mbajti një fjalim të ndjeshëm dhe foli me trishtim të madh për largimin nga jeta mbretërore. Ai tha se ka qenë një vendim i vështirë për t'u marrë.

Princi Harry tha se ai dhe Meghan kishin shpresuar të vazhdojnë t'i shërbejnë Mbretëreshës, edhe pa fonde publike.

"Për fat të keq, kjo nuk ishte e mundur," tha ai.

"Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime dhe është një vend që unë e dua. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Jam rritur duke ndjerë mbështetje nga të gjithë ju, dhe kam parë sesi e keni mirëpritur krahëhapur, Meghanin", tha ndër të tjera Harry, ndërsa tume shpërthyen në brohoritma.

Duka foli dhe për sfidat që ka kaluar Meghan, dhe tha se kjo ka qenë një nga arsyet e largimit nga detyrat e familjes mbretërore./E.B-dritare.net