Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tërmeti/ Presidentja e KE: BE është pranë shqiptarëve me dhembshuri dhe veprime

Tërmeti/ Presidentja e KE: BE është pranë shqiptarëve
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në Twitter, shprehet se, ka folur së fundmi me kryeministrin e vendin tonë, Edi Rama, i cili i ka treguar për situatën e vështirë pas tërmetit. Von der Leyen shprehet se, BE është përkrah popullit tonë me dhembshuri dhe me veprim.

Presidentja e KE-së thotë se të mërkurën do të vijë për në Shqipëri, komisionari për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, i cili do ta mbajë atë të informuar rreth situatës në vendin tonë.

“Sapo fola me kryeministrin shqiptar Edi Rama i cili më tregoi për situatën e vështirë pas tërmetit. Kam shumë respekt për qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar të qetë pavarësisht rrethanave. Dua që ata të dinë që BE është përkrah tyre me dhembshuri dhe me veprim.

Komisionari për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič do të udhëtojë në Shqipëri ditën e mërkurë. Unë i kam kërkuar të më mbajë të informuar rreth situatës.”, shkruan Von der Leyen./K.C/dritare.net

]