Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Presidenti i PE reagon për tërmetet: Evropa e gatshme të ndihmojë për rimëkëmbjen

Presidenti i PE reagon për tërmetet: Evropa e gatshme të
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka reaguar për tërmetet që goditën vendin tonë këtë fundjavë.

Përmes një postimi në Twitter, Sassoli shkruan se, BE-ja i qëndron pranë popullit shqiptar në këto çaste të vështira. Presidenti i PE-së, shprehet se, Evropa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e pallateve dhe shtëpive të dëmtuara në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

"Në këto orë të vështira, ne qëndrojmë me popullin shqiptar. Mendimet tona janë me ata që janë lënduar ose humbur shtëpitë e tyre. Evropa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin.",- shkruan ai./K.C/dritare.net