
Pres dorëheqjen deri të hënën, Gjonaj i përgjigjet Metës
E Premte 21 Shkurt 2020, 15:03
Dritare.net

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, pasi ai kërkoj dorëheqjen e saj deri të hënën.
" Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.
E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!"-shkruan Gjonaj./ I.M-Dritare.net

















