Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Prej 17 vjetësh luftonte me kancerin, vdes këngëtarja me famë botërore

Prej 17 vjetësh luftonte me kancerin, vdes këngëtarja me
Këngëtarja e Roxette, Marie Fredriksson ka vdekur në moshën 61-vjeçare, ka konfirmuar menaxheri i saj.

Ylli suedez arriti suksesin ndërkombëtar në vitet 1990 me hite si Joyride, The Look and It Must Have Been Love, nga filmi Pretty Woman.

Këngëtarja vdiq të hënën pas një beteje 17-vjeçare me kancerin, shkruan dritare.net

Fredriksson u diagnostikua për herë të parë me tumor në tru në 2002-shin, kur u rrëzua në kuzhinën e saj, pas një stërvitjeje.

Tumori i mori asaj shikimin nga syri i djathtë. Ajo nuk u dorëzua. Pas tre vjetëve trajtim, ajo iu rikthye jetës publike dhe vazhdoi turin e suksesshëm me grupin e saj Roxette nga 2008-ta, deri në 2016-ën.

Por kanceri iu rikthye sërish, edhe më keq duke i marrë asaj jetën të hënën./K.C/dritare.net

https://www.youtube.com/watch?v=k2C5TjS2sh4