Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Prefektja e Tiranës: Nga paniku shumë qytetarë e kaluan natën jashtë

Prefektja e Tiranës: Nga paniku shumë qytetarë e kaluan
Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, tha për News 24 se shumë qytetarë e kaluan natën jashtë pas tërmeteve të fuqishme që shkundën vendin dje dhe mesnatën e kësaj të diele.

“Gjatë gjithë natës situata është ndjekur në çdo njësi që ka pasur probleme. Kanë qenë të gjithë anëtarët e Komisionit të Emergjencave, nga policia, njësitë administrative, në gatishmëri. 

Paniku ishte shumë i madh, ndaj ngritëm komisione, gjashtë qendra emergjence në zonat më problematike. Nga mesnata deri në orën 06:00 ka përfunduar ngritja e këtyre qendra. Njëra është te “Stadiumi Dinamo”, ku kemi vendosur çadra, një ambulancë, zjarrfikëset, njësia nr.5.

Të njëjtën gjë kemi bërë në “Don Bosko”, kemi vendosur gjashtë çadra, ku kanë fjetur thuajse 75 familjarë. Kemi çadra në Kombinat, në Yzberisht dy çadra. Në orët e para të mëngjesit vendosëm çadra edhe te Liqeni i Thatë, në Bulevardin e Ri, pasi njerëzit i kishte kapur paniku”, tha ajo./K.C/dritare.net